“Mungesa e vitamines D ne pjesen me te madhe te rasteve vjen nga vete qyteterimi yne, i cili ka shpikur syze dielli, llampa inkandeshente apo kremera solare, qe na distancojne gjeresisht nga drita e diellit …”
T .Reckert
Per te jetuar kemi nevoje per driten e diellit, dhe jo vetem ne por i gjithe ushqimi qe ne konsumojme ka nevoje per te (p.sh. karbohidratet qe derivojne nga fotosinteza).
Nese ajo na mungon do semuremi, ne rastin me ekstrem do kemi nje femije rakitik. Kto jane fjalet e pediatrit antroposof Till Reckert qe me nxiten te shkruaj kete artikull mbi vitaminen D.
Jeta jone eshte e lidhur ngushtesisht me kete raport harmonik me driten e diellit. Formimi i trurit se femijes ne vitet e para te jetes eshte i lidhur ngushtesisht me absorbimin e ketyre forcave vitale solare. Ne si popull shqiptar i dime mire shprehjet e vjetra te mocme ”Aty ku hyn dielli nuk hyn mjeku”.
Kjo shprehje tregon rendesine e vecante te diellit dhe vitamines D ne shendetin tone.
Cfare po ndodh realisht sot ne opinionin publik.
Nje frike e madhe nga rrezet e diellit e shoqeruar me perdorimin e kremerave me mbrojteje shume te larte UV-B e shoqeruar kjo me pershkrimin e dozave te larta te vitamines D gjate gjithe vitit si per femijet ashtu dhe per te moshuarit, sidomos duke gabuar shpesh dhe me doza unike shume te larta. Duke qene se te moshuarit kane veshtiresi per te dale cdo dite dhe per tu ekspozuar ne diell eshte bere nje zgjidhje e shpejte duke i injektuar nje here ne vit doza te larta ne forme intra muskulare vitaminen D.
Studimet kane treguar qe ekspozimi ne driten e diellit vepron ndryshe nga ekspozimi jo fiziologjik me doza te larta te vitamines D.
Eshte e rendesishme qe si mjek antroposof ne i kushtojme rendesi te madhe pervec anamnezes alimentare dhe anamnezes se ekspozimit ne driten e diellit.
Per fat te keq gjate praktikes se punes sheh shpesh shume nena qe gjate stines se dimrit nuk kane mundesi te ekspozojne femijet e tyre ne ajer te paster. Femije qe qendrojne gjate ne institucione arsimore, ne pamundesi per te dale ne diell.
Klasa me pak nivel drite, te vogla. Madje dhe shume aktivitete sportive organizohen neper palestra nen driten artificiale.
Nivele te uleta te vitamines D rrisin rrezikun per rakitizem, dhe semundje te tjera osteoartikulare.
Rritet rreziku per semundje kardio-vaskulare dhe vdekje te papritura kardiake, sidomos per vlera me te vogla se 10ng/ml rrisku rritet me 6-7here me shume. Ne rrezik te larte jane grate shtatzana, femijet dhe te moshuarit.
Eshte shume e rendesishme nje anamneze e ekspozimit ne diell per cdo pacient me mungese te vitamines D. Dhe gjithashtu nje edukim per rendesin e ekspozimit te rregullt ditor ne driten e diellit. Pervec kesaj e rendesishme eshte dhe anamneza e ushqimit e cila duhet te jete e pasur me veze, avokado dhe mish vici.
Ne lidhje me mbrojtjen me kremera solare, duhet pasur parasysh dhe lloji i lekures se femijeve. Femijet me lekure mediteraneane kane nevoje per nje ekspozim me te gjate ne diell, ndersa femijet me lekure celtike e perthithin me shpejt vitaminen. Pra mbrojtja me krem solar do jete ne varesi te nevojes se lekures dhe nese ajo na e lejon. Ndersa ekspozimi i zgjatur ne diell ne plazh apo ne mal sigurisht kerkon nje fare mbrojtje per te gjitha llojet e lekurave.
Ne periudhat stinore te tranzicioneve ku temperaturat na e lejojne mund te mos perdorim shume mbrojtes solar duke arritur te ekspozohemi direkt pa mbrojtje.
Sic thote mjekesia antroposofike “Parandalimi eshte me mire se mjekimi”
